Tuesday, November 2, 2010

letersia gojore


Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne siperfaqe prandaj dhe jane quajtur krijues anonim. Të gjitha krijimet gojore i përshkon nje optimizem i qiltër,nje shpresë e madhe per nje te ardhme te lumtur,nje besim i paluhatshem ne fuqine e popullit per ta transformuar te keqen me te mire,vuajtjen ne lumturi,roberine ne lirine,etjere. Krijuesit popullor kane nje imagjinat te bujshmeata e paraqesin realitetine e kohes ne menyre besnike dhe permes te kaluares dhe te tashmes ndertojne vizionin per nje te ardhme te mire apo te lumture.

Thursday, October 7, 2010

matematika


Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmen e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realen. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e natyrës ».
Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. 

informatika

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse"